Stuhia ka shkaktuar vërshime në disa pjesë të Risnas dhe Budvës, ndërsa dëm më i vogël është shkaktuar edhe në Podgoricë. Në Budvë një numër i madh i automobilave kanë mbetur të bllokuar në ujë, lajmërojnë mediat malazeze.
Për shkak të reshjeve të mëdha dhe nivelit të rritur të ujit në disa pjesë të qytetit, disa rrugë janë vërshuar dhe nuk janë të kalueshme. Në Podgoricë, dëm ka shkaktuar era e fuqishme, e cila ka çrrënjosur drunj, derisa shiut binte me intensitet më të dobët.