Romë, 10 korrik – Të paktën 18 persona janë lënduar në motin e keq, të ndjekur me breshër me madhësi prej një portokalli, që sot e goditi qytetin italian Peskara. Të lënduarit janë dërguar në spital, me lëndime në kokë.
Në motin e keq kanë rënë edhe drunj në afërsi të Ravenës, ndërsa janë përmbytur pjesë të Romanjës dhe Abrucos. Pas stuhisë në Peskara, rrugët janë shndërruar në lumenj në disa lokacione. Rruga mbi qytet është plasaritur, për këtë shkak kryetari i bashkisë Karlo Masci ka dërguar ndihmë urgjente në vendin e ngjarjes.
Moti i keq që dy ditët e fundit e ka kapluar Italinë ka shkaktuar përmbytje të papara. “Veçanërisht jam i shqetësuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, sepse mund të shkaktojnë edhe rrëshqitjen e tokës në Itali”, deklaroi meteorologu Tajler Rouz. Stuhia në pjesën qendrore të Italisë gjithashtu mund të shkaktojë probleme edhe në rrugë.
Sipas meteorologëve, nesër pritet sërish mot i keq në Evropën jugore dhe juglindore. Mot të keq të ndjekur me stuhi sonte dhe nesër pritet edhe në Serbinë jugore, Maqedoninë Veriore, Greqi, Bullgari dhe Turqi.(koha.mk)