Shkup, 7 janar – Vazhdon moti me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë me erë të përforcuar veriore dhe temperaturë e cila nesër në mëngjes do të ulet deri minus 22 gradë. Sipas DPHM në Berovë dhe Mavrovë do të jetë më ftohtë me minus 22, Demir Kapi minus 21, Manastir minus 20, Prilep minus 19, Tetovë minus 18, Shkup minus 17, Shtip dhe Strumicë minus 16, Ohër minus 15 dhe Gjevgjeli minus 11. Temperaturat edhe gjatë ditës do të mbeten të ulëta nën zeron dhe do të lëvizin prej minus 12 në Berovë dhe Manastir, minus shtatë në Shkup deri minus pesë në Gjevgjeli. Mëngjese të ftohta do të kemi deri të premten javën e ardhshme, të cilat do të lëvizin prej minus 19 deri minus shtatë, minus 17 deri minus 6 të martën, minus 16 deri minus 7 të mërkurën, minus 15 deri minus pesë të enjten dhe minus 12 deri minus 4 të premten. Temperaturat ditore të hënën dhe të martën do të jenë nën zero, ndërsa nga e enjtja do të ketë rritje dhe të premten do të arrijnë deri tetë gradë. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë me erë të përforcuar veriore. Në disa vende do të ketë reshje të borës. Temperatura do të lëviz prej minus 13 deri minus gjashtë gradë.