Shkup, 29 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë i ftohtë me erë të matur nga drejtimi verior, ndërsa në disa vende do të bjerë dëborë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej një deri në pesë gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ftohtë me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo ditore do të arrijnë deri në katër gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbisundojë moti i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje graduale.