Shkup, 28 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me erë me reshje të përkohshme të shiut të cilat në zonat malore dhe më të larta do të jenë me dëborë me intensitet të dobët deri në mesatare. Pasdite reshje të dëborës priten edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojnë rënie të dukshme të temperaturave në ditët në vijim.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej një deri në 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje shiu. Do të fryjë erë veriore. Temperatura e mëngjesit dhe ajo ditore do të arrijnë deri në gjashtë gradë Celsius.
Të enjten moti do të jetë i ftohtë, vende-vende me dëborë të dobët, ndërsa të premten pritet pritet ulje të vranësirave.