Athinë, 6 janar – Pjesët qendrore dhe veriore të Greqisë i ka prekur një valë e të ftohtit me reshje të borës, policia informoi se një grua është gjetur e vdekur, ndërsa dy burra konsiderohen të zhdukur.
Temperaturat në këto pjesë të Greqisë pothuajse gjatë tërë javës janë nën zeron, ndërsa bora e ka çrregulluar edhe qarkullimin ajror.
Trupi i një gruaje 66 vjeçare është gjetur në një automjet të përmbysur në Keratea, rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës.
Dy burra prej një automjeti, i cili është gjetur në afërsi të një lumi konsiderohen të zhdukur.
Shërbimi i mbrojtjes civile greke u bëri thirrje autoriteteve lokale të përgatiten sepse pritet nesër Greqinë ta përfshijë një valë e re e të ftohtit.