Shkup, 8 dhjetor – Të shtunën do të rriten vranësirat, pasdite do të ketë reshje shiu. Gjatë fundit të ditës kah e diela reshjet do të rriten në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në pjesët më të larta pritet borë.
Të dielën do të jetë ftohtë me erë të fuqishme, ndërsa pasdite do të ketë borë. Gjatë javës së ardhshme do të ketë mot relativisht të ngrohtë me erë jugore.