Moti në vend në mëngjes do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropat e ndara, paradite me shi dhe me vranësira të vogla lokale deri në mesatare, ndërsa pasdite vranësira do të rritet. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshëm.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 20 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite me vranësira të mëdha. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 4 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Të dielën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima të ralla. Në dy ditët në vijim do të fillojë stabilizimi kalimtar i motit me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër fushëgropa të ndara. Prej të mërkurën nën ndikim të valës së re të lagësht sërish priten reshje të shiut.