Moti

Shkup, 16 shtator – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.

Në rajonet malore veriore është e mundur dukuri e izoluar e reshjeve të shkurtra të shiut. UV=6.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 16, ndërsa temperatura e ditës prej 26 deri në 34 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri 32.

Pastaj në ditët në vijim vazhdon periudha e motit stabil, relativ të thatë. Gjatë ditës së nesërme në pjesën malore veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të reshjeve të shkurtra lokale të shiut.