Shkup, 5 gusht – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Në pjesët e skajshme malore jugore do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të shkurtra të shiut. Temperatura do të lëvizë prej 21 deri 34 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë tetë.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej 19 deri 33 gradë Celsius.
Më ngrohtë pritet të jetë nga mesi i javës së ardhshme të punës.