Shkup, 13 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Reshje diçka më të rrëmbyeshme priten gjatë natës dhe atë në pjesët perëndimore. Temperatura do të lëvizë prej 5 deri 13 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Reshje diçka më të rrëmbyeshme priten gjatë natës dhe atë në pjesët perëndimore. Temperatura do të arrijë deri 10 gradë.
Pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshuar. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë nesër në pjesët perëndimore dhe jugore, posaçërisht pasdite ku pritet lokalisht të bien mbi 25l/m2. Të dielën dhe të hënën reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të fryjë erë e matur jugore. Reshje më të rrëmbyeshme sërish priten të martën dhe të mërkurën, ndërkaq nga e mërkura pritet edhe rënie e temperaturës që do të shkaktojë reshjet e shiut në male dhe në disa vende më të larta të kalojnë në borë.