Shkup, 29 prill – Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite me reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima, posaçërisht në lindje dhe verilindje.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri 13 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri në 30 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell, nga orët e pasdites me kushte për dukuri të motit jostabil dhe diku-diku me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 29 gradë.
Vazhdon periudha e motit të ngrohtë me zhvillim të dobët deri mesatar të vranësirave jostabile dhe diku-diku me reshje të shkurtëra të shiut dhe me bubullima të rralla, kryesisht në orët e pasdites. Më shumë kushte për mot jostabil ka sot në lindje dhe verilindje dhe të hënën. Gjatë fundjavës përgjatë Vardarit do të fryjë erë juglindore, e cila kohë pas kohe do të përforcohet.