Shkup, 23 mars – Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme me intensitet të dobët deri në mesatar në pjesën jugore kryesisht me shi, në atë veriore me reshje bore. Më tepër reshje do të ketë në orët e pasdites dhe pothuajse gjithkund do të jenë me borë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në tetë gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira me reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tre gradë.
Gjatë fundjavës në orët e mëngjesit në disa vende temperaturat do të jenë nën dhe rreth zeros. Ngrohje graduale me reshje të përkohshme të shiut do të ketë nga e diela pasdite.