Shkup, 18 mars – Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra dielli dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshjet do të jenë të borës. Të dielën dhe të hënën vende-vende reshjet do të jenë më të vërshueshme. Nga e mërkura pritet ftohje më e konsiderueshme me erë mesatare veriore, ndërsa do të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut dhe të borës, përveç në pjesët juglindore ku do të jenë kryesisht të shiut.