Shkup, 4 mars- Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i ngrohtë me periudha të diellit, por në vendet lokale ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme dhe e përforcuar kryesisht nga drejtimet jugore, më e theksuar në malet dhe në jug të vendit. Kushtet e tilla të motit në pjesën më të madhe të vendit do të shkaktojnë shkrirje të menjëhershme të borës, theksojnë nga DPHM.