Shkup, 7 shkurt – Ndryshim i motit me reshje të shiut priten gjatë ditës së sotme. Sot paradite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut në pjesën jugperëndimore të vendit, ndërsa nga mesi i ditës në pjesët perëndimore do të nisin reshjet e shiut me intensitet të dobët deri në mesatar të cilat pasdite do të kalojnë drejtë lindjes.
Në malet e larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor i cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.
DPHM për të enjten dhe të premten paralajmëron mot stabil, ndërsa valë e re e lagësht pritet gjatë fundjavës.