Mot i thatë dhe relativisht i ngrohtë do të mbajë deri të enjten. Temperaturat do të jenë në rritje dhe mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperatura e mëngjesit nesër do të jenë të ulëta, ndërsa gjatë ditës temperatura do të arrijë deri në 15 gradë. Në Shkup temperatura maksimale nesër do të arrijë deri në 10 gradë Celsius. Që nga e enjtja pritet rritje e vranësirave dhe ulje e temperaturave të ajrit. Nga fundjava e ardhshme, DPHM, paralajmëron periudhën të motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe të borës.