Shkup, 13 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në pjesët perëndimore dhe lindore, moti do të jetë kryesisht i vranët me shi lokal dhe paraqitje të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 16 gradë Celsius.
Të mërkurën dhe të enjten në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë i thatë. Reshje të reja të shiut priten të premten, veçanërisht gjatë fundjavës kur moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.