Shkup, 6 shtator – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në disa vende do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të bie mes tetë dhe 18, ndërsa ajo ditore do të arrijë prej 36 deri në 33 gradë.
Indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup, paradite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 30 gradë.
Të shtunën në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje lokale të breshrit. (koha.mk)