Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë.
Indeksi UV do të arrijë 6.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 29 gradë.
Gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, por në zonat malore veriore dhe perëndimore nuk përjashtohet paraqitje e izoluar e shiut të shkurtër dhe bubullimave. Në fillim të javës së ardhshme moti sërish do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende dhe mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e ditës do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, por do të shënojë rritje të butë.