Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me disa periudha me diell në pjesët e perëndimore, ndërsa në pjesët lindore do të ketë edhe dukuri të reshjeve të shkurtra të shiut. Në mëngjes, nëpër fushëgropa do të ketë mjegull dhe dukshmëri të ulur. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor, më tepër e theksuar në pjesët jugperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri tre gradë, ndërsa e ditës prej shtatë deri 13 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, në mëngjes me mjegull dhe i qetë, gjatë ditës i ndryshueshëm dhe me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në minus një, ndërsa e ditës do të ngritet deri në shtatë gradë.
Gjatë fundjavës në juglindje dhe diku-diku në viset më të larta temperatura do të tejkalojë 10 gradë. Këto temperatura relativisht të larta ditore do të përqendrohen deri të hënën dhe kjo do të jetë periudhë e shkrirjes më të madhe të borës, e me këtë edhe niveli i ujërave në lumenj dhe liqene pritet të rritet.
Deri të hënën në mëngjes nëpër fushëgropa do të ketë dukuri të mjegullës dhe dukshmëri të ulur për ç’arsye diku-diku temperaturat e ditës do të mbeten më të ulëta dhe atë vetëm deri disa shkallë mbi zeron. Në viset më të larta do të jetë nga pak mot me erë, por me temperatura të ngritura ditore.
Nga e hëna pasdite nga jugperëndimi do të fillojnë reshje të shiut të cilat gjatë natës do të zgjerohen çdokund dhe do të jenë më intensive natën dhe të martën paradite. Nga e marta pasdite do të fillojë të fryejë edhe erë veriore, ndërsa reshjet të cilat tashmë do të përfundojnë në perëndim dhe në veri, do të kalojnë në reshje të borës në viset më të larta dhe në male.