Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e hershme të mëngjesit me të reshura lokale të shiut. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 17 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë deri në 13 gradë. Të dielën dhe të hënën moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me kushte për paraqitjen e mjegullës në mëngjes në disa fushëgropa. Të martën dhe të mërkurën do të ketë të reshura të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.