Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës në disa vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Vonë pasdite moti do të stabilizohet. Indeksi UV do të arrijë 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa temperaturat ditore prej 22 deri në 32 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Vonë pasdite do të stabilizohet.
Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë.
Të enjten, si dhe të premten gjatë ditës do të ketë paraqitje të izoluar, kryesisht në zonat malore. Të premten nga fundi ti ditës dhe të shtunës do të ketë jostabilitet më të shprehur, në vende-vende me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.