Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me më shumë periudha me diell. Do të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Më shumë reshje priten në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 23 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut të cilat përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të përcillen me bubullimë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 19 gradë Celsius. Nga e enjtja deri të shtunën do të mbajë mot stabil me rritje të temperaturës së ditës. Valë e re e lagështisë pritet të dielën.