Moti në Maqedoni të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesën jugore vende-vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Për shkak të uljes së masës ajrore më të ftohtë, stabilitet më i konsiderueshëm pritet nga fundi i ditës drejt së shtunës. Indeksi UV do ta ketë vlerën 7.
Temperatura do të jetë deri në 21 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Temperatura do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Të shtunën gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me vranësira me erë veriore të përforcuar dhe me reshje të përkohshme të shiut me vetëtima të rralla, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Erë të përforcuar dhe temperatura më të ulëta do të ketë të hënën, ndërsa të dielën është i mundur shi i dobët.