Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, jostabil dhe më i freskët, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në vendet lokale në formë të motit të ligë. Pasdite do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej nëntë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 25 gradë celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. pasdite do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 23 gradë Celsius.