Shkup, 20 maj – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha me diell. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitjen e breshrit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, e cila nga fundi i ditës përgjatë Vardarit do të ndryshojë në drejtimin verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë prej 22 deri në 31 gradë. UV indeksi do të arrijë 7.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. UV=7.
Temperatura minimale do të arrijë deri në 17, ndërsa ajo ditore deri në 29 gradë Celsius.
Ndryshim i motit pritet të mërkurën, kur do të jetë mot i ndryshueshëm dhe jostabil në më shumë vende me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Nesër do të mbajë mot me vranësira, më freskët dhe erë me kushte shiu të kohëpaskohshëm. Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit.