Shkup, 29 shtator – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Në disa vende reshjet do të jetë me reshje të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 25 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, erë të kohëpaskohshme të përforcuar jugore, Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë.
Nga e mërkura vijon periudhë e motit stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Në ditët e fundjavës do të fryjë erë e përforcuar juglindore dhe gjatë ditës do të jetë dukshëm më ngrohtë.