Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri tre gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri 11 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell. temperatura e mëngjesit do të zbresë deri zero, ndërsa e ditës do të arrijë deri tetë gradë. Deri të hënën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me rënie të butë të temperaturave ditore, përderisa të mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero. Temperatura më të ulëta të mëngjesit priten edhe të hënën, ndërsa prej të martës moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me ngritje të temperaturave ditore të cilat do të lëvizin prej tetë deri 13 gradë.