Shkup, 27 prill – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, rreth mesditës me shi të rrëmbyeshë dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me paraqitjen e breshërit dhe erës së përforcuar, veçanërisht në pjesët lindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 25 gradë Celsius ndërsa e ditës prej 14 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, rreth mesditës dhe pasdites me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12, ndërsa e ditës deri në 24 gradë Celsius.
Të dielën do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa të hënën mot me vranësira mesatare me ulje të vogël të temperaturës së ditës. Reshje të reja lokale të shiut priten të martën.