Shkup, 10 prill – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale të shiut i shoqëruar me vetëtima dhe erë të përforcuar, veçanërisht në pjesët lindore. Më shumë periudha dielli do të ketë në pjesët perëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 10 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale të shiut të shoqëruara me vetëtima dhe erë të përforcuar, veçanërisht në pjesët lindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tetë, ndërsa temperatura e ditës deri në 18 gradë Celsius. (koha.mk)