Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë

0

Shkup, 5 dhjetor – Në vend moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha dielli. Nëpër fushëgropa të caktuara me mjegull.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në tetë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus katër, ndërsa e ditës deri në pesë gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me rritje graduale të temperaturave të ditës. Nëpër fushëgropa të caktuara do të mbajë mot me mjegulla dhe mot më i ftohtë. Të premten pasdite dhe të shtunën do të ketë reshje lokale të shiut. (koha.mk)

Comments are closed.