Shkup, 4 dhjetor – Në vend moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë të dobët kryesisht nga veriu.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus shtatë ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej minus një deri në pesë gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë të dobët kryesisht veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus tre gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në katër gradë Celsius.
Ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me mjegulla nëpër fushëgropa. Të premten pasdite dhe të shtunën priten reshje lokale të shiut ndërsa temperaturat e ditës nga e shtuna do të rriten. (koha.mk)