Mot me vranësira mesatare dhe i ngrohtë, deri në 27 gradë

Shkup, 5 tetor -Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Temperatura do të lëvizë prej dy deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë prej tetë deri në 25 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht stabil me temperatura rreth mesatares për këtë periudhë të vitit. Të dielën pasdite dhe të hënën është e mundur paraqitje e reshjeve të shiut të shkurtër, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendi