Mot me vranësira me shi të përkohshëm

3

Shkup, 24 korrik   Moti  në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me shi të përkohshëm lokal dhe bubullima të rralla, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 31 gradë.

Indeksi UV do të arrijë 6.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 27 gradë.

Comments are closed.