Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, në disa vende me reshje të dobëta të shiut, posaçërisht në perëndim dhe në juglindje. Në viset më të larta me reshje të kohëpaskohshme të borës. Nëpër fushëgropa përgjatë Vardarit me mjegull të mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare në pjesët perëndimore dhe erë e përforcuar, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 7, ndërsa maksimale prej 7 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri 8 gradë. Edhe nesër nëpër fushëgropat përgjatë Vardarit do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave. Valë të re të reshjeve të shiut do të ketë nesër pasdite kur pritet reshje më të rrëmbyeshme kryesisht të shiut, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa të martën paradite në pjesët lindore. Në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të martën mund të bie borë edhe në disa vise më të larta. Deri të hënën temperaturat do të jenë më të larta dhe do të ketë shkrirje të borës.