Mot me vranësira me reshje të shiut

38

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshje më intensive do të ketë pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjellë me bubullimë. Në disa vende pritet të bien mbi 25 l/m2. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius. Nesër do të ketë reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male do të ketë reshje të borës. Do të fryejë erë e përforcuar nga perëndimi, ndërsa të premten nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat dukshëm do të bien, me ç’rast temperaturat e mëngjesit gjatë fundjavës vende-vende do të zbresin nën zero.

Comments are closed.