Shkup, 30 tetor – Moti paradite në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit. Gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 21 gradë.
Në Shkup, paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Pasdite vranësira do të ulet.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.