Moti në Maqedoni paradite do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, me reshje lokale të shiut. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shkurtëra të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e prëforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri 30 gradë.
UV-indeksi do të paraqesë 6.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Do të fryjë erë mesatare deri e prëforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 17 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 27 gradë.
Nga e mërkura do të fillojë stabilizimi i motit me ngritje të temperaturave ditore.