Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe ftohtë, në orët e paradites me reshje të shiut, të cilat në pjesët perëndimore dhe verilindore do të jetë të borës, ndërsa përgjatë Vardarit do të jenë të shiut. Pasdite reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej zero deri në gjashtë gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, në orët e paradites ende do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri pesë gradë. Të hënën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa reshje të reja të shiut dhe borës priten të martën pasdite dhe të mërkurën.