Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të dobëta lokale të shiut dhe të borës. Më shumë reshje priten pasdite, ndërsa borë është e mundur edhe në vendet më të larta dhe në fushëgropa, veçanërisht në pjesët veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi lindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej një deri në shtatë gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një, ndërsa temperatura e ditës deri në katër gradë Celsius.
Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) në Mavrovë ka shtresë bore prej pesë centimetrash, tre në Berovë dhe dy në Krushevë. Më ftohtë sot në mëngjes në orën tetë ishte në Mavrovë, ku janë regjistruar minus katër gradë Celsius, me pas pason Krusheva me minus tre, Lazaropole dhe Berova me minus dy, ndërsa minus një në Pozharan dhe Gjurishte.
Të hënën do të ketë reshje lokale të shiut të cilat diku kalojnë në borë edhe në disa prej vendeve më të ulëta. Në malet veçanërisht në perëndim dhe në lindje reshjet do të jenë të borës. Më pak reshje do të ketë në pjesët qendrore të vendit. Reshje të shiut do të ketë edhe të martën, por vetën në pjesët perëndimore. Reshje më intensive të shiut priten të mërkurën nga mesi i ditës dhe veçanërisht në pjesët perëndimore, ku reshjet gjatë natës do të jenë të borës. Do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore.