Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore paradite me kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, posaçërisht pasdite. UV-5. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 22 deri 27 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira mesatare me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri 24 gradë.
Rajoni ynë do të ndodhet në periferi të aktivitetit ciklonik nga Mesdheu, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell, lokalisht do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Temperatura e ajrot do të jetë në ngirtje të vogla.