Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta me borë. Në orët e natës reshjet do të ndalojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim jugor, ndërsa në fund të ditës me drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira, pasdite me reshej të përkohshme të shiut. Në orët e natës reshjet do të ndalojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim jugor, ndërsa në fund të ditës me drejtim veriperëndimor.
Të dielën priten më shumë reshje pasdite, posaçërisht në pjesët perëndimore. Për shkak të ftohjes së shpejtë të përcjellë me erë të përforcuar veriore, nga fundi i ditës të dielën reshjet do të kalojnë në borë në vendet më të larta, ndërsa gjatë ditës reshje të borës janë të mundshme në ndonjë vend dhe në pjesët më të ulëta në veri dhe lindje të vendit.
Të hënën në mëngjes ende do të ketë reshje të dobëta të borës në pjesët veriore dhe lindore, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë i thatë, i ftohtë dhe me erëra, me erë të përforcuar veriore.