Shkup, 27 janar – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Vranësirat do të jenë më të pranishme në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë ere e lehtë kryesisht nga drejtimi verior. Pasdite në fushëgropa të caktuara do të ketë vranësira të ulëta dhe paraqitje të mundshme të mjegullës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 15 deri minus pesë, ndërsa ajo ditore nga minus dy deri pesë gradë Celsius. Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të lehtë të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 10, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri dy gradë Celsius. Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje të vogël. Nga fillimi i javës së ardhshme të punës do të kemi rritje të vranësirave dhe temperatura më të larta të mëngjesit.