Mot me vranësira dhe të reshura të shiut

15

Moti do të jetë me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të ketë më shumë reshje në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10, ndërsa maksimalja nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë Celsius.

Edhe të shtunën, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në mëngjes, veçanërisht në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit. Temperatura ditore do të ulet, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga dita e diel vijon një periudhë e motit të qëndrueshëm me një rritje të temperaturës ditore, përveç të martës kur do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.