Moti nesër në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës në pjesët perëndimore me të reshura të përkohshme të shiut, të cilat në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri 10, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri 13 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe të reshura të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 10 gradë Celsius. Të hënën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcar veriore, që do të shkaktojë rënie më të konsiderueshme të temperaturës. Pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.