Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Shkup, 12 nëntor – Moti sot do të jetë i vranët me reshje të shiut dhe me erë të kohëpaskohshme të përforcuar juglindore. Reshje më të rrëmbyeshme në shumë vende do të ketë në orët e mbrëmjes dhe të natës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut dhe me erë të kohëpaskohshme të përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius. (koha.mk)