Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut kryesisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Nëpër disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 7, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm dhe me kushte për vetëtima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare perëndimore. Temperatura minimale do të jetë rreth pesë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Të mërkurën dhe të enjten do të mbaj mot kryesisht i qëndrueshëm me rritjen e temperaturave të ditës, ndërsa kushte për shi afatshkurtër do të ketë vetëm në zonat malore. Nën ndikimin e valës së re të lagësht, të premten dhe të shtunën do të ketë reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme.