Shkup, 10 nëntor – Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot kryesisht me vranësira me reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të bien edhe mbi 30l/m2. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi zero dhe do të lëvizin prej shtatë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa të ditës prej 11 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 18 gradë Celsius.
Nesër pritet stabilizim kalimtar i motit, ndërsa tashmë nga dita e martë pasdite dhe në ditët në vijim paralajmërohen reshje të reja të shiut.