Shkup,16 tetor – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, të cilat më shumë do të ketë në pjesët lindore ku në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Në zonat tjera pritet që reshjet të ndërpriten deri në mesditë ose herët në mëngjes, por gjatë ditës në shumë vende do të ketë rritje të vranësirës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë të përforcuar jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëshohet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë.
Nga e shtuna vijon periudhë e motit stabil, përveç të dielën në pjesët perëndimore ku është i mundur shi i shkurtër lokal. Netët do të jenë të ftohta, ndërsa temperatura e ditës deri të hënën do të jetë në ulje, pastaj do të rritet.